Zv/Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Hazbi Lika ka uruar shqiptarët me rastin e ditës së Alfabetit të Gjuhës shqipe.

Ai shkruan se Kongresi i Manastirit ishte një akt përparimtar dhe një ndër ngjarjet më me peshë në rrafshin kombëtar dhe përforcimin e identitetit kulturor.

Lika thotë se alfabeti i gjuhës shqipe nuk ishte vetëm fenomen gjuhësor, por edhe veprim strategjik i bashkimit.

Pavarësisht presioneve të mëdha, propagandave kundër shkrimit shqip dhe çorientimit të lëvizjeve shqiptare, intelektualët shqiptarë treguan rezistencë të fortë duke patur gjithnjë në mendje se qëllimet e tyre do t’i arrijnë jo me pushkë, por me pendë.

Të flasim dhe të shkruajmë një shqipe të pastër!

 

110 vite unifikim dhe vetëdijsim kombëtar!Kongresi i Manastirit ishte një akt përparimtar dhe një ndër ngjarjet më me…

Gepostet von Hazbi Lika – Faqja Zyrtare am Donnerstag, 22. November 2018