Maqedonia krahas krizës qeveritare tash është futur në krizë kushtetuese, ndërsa një zgjidhje e afërt nuk pritet të ndohhë, shkruan fillimisht media gjermane “Die Tagespost”.

Përfaqësuesit e politikës maqedonase ishin të padëshiruar në parketet ndërkombëtare, megjithatë rasti i krizës së refugjatëve në 2015, solli vëmendje më të madhe të vendit të vogël ballkanik. Maqedonia u quajt si Kështjella e Evropës për shkak të mbrojtjes së kontinentit nga kriza e refugjatëve.

Fakt është, përkundër që Ivanovi nuk ka dashur të mandatojë për kryeministër Zoran Zaevin, shefin e social demokratëve, ky i fundit i ka dhënë ultimatum deri të dielën e ardhshme për të ndryshuar qëndrimin. Fakt është gjithashtu që Ivanovi e refuzoi atë përsëri të hënën. Kjo sjelle e presidentit mund të vijë ose nga afërsia e tij me partinë OBRM-PDUKM të Nikola Gruevskit ose si pretekst për të hezituar pranimin e më shumë të drejtave të shqiptarëve, përcjell botasot.info.

Disa ekspertë maqedonas në lidhje me median gjermane kanë theksuar se “Platforma shqiptare” e nënshkruar në Tiranë është sinjal i përzierjes së shteteve tjera në politikën maqedonase dhe se Platforma në fakt është kërkesë për kthimin e Maqedonisë në shtet binacional dhe ndryshimet e simboleve kombëtare(!!! -SHP).

„Shefat e qeverisë të vendeve fqinje përzihen masovikisht në politikën e brendshme të Maqedonisë dhe gëzon mbështetje nga kreu i shtetit të një vendi tjetër të dominuar nga shqiptarët, Kosovës,” thotë një ekspert i Maqedonisë, por media gjermane nuk citon emrin e tij. “Për të kundërshtuar shtetin binacional maqedonasit kanë dalur në protesta shpesh edhe të dhunshme ku në Manastir kanë djegur muzeun shqiptar.”

Shteti i vogël maqedonas përgjatë gjithë historisë përjeton armiqësi të shumta, sulme dhe bile e pushtuar nga shtetet fqinje. Deri sot Athina bllokon afrimin e Maqedonisë me BE në lidhje me kontestimet historike dhe emrit të shtetit. Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, akuzon partitë opozitarë për përgatitje të një “skenari maqedonas”. Dhe dy shtetet shqiptare keqpërdorin shqiptarët për kërkesa iluzioniste. Në këto kushte kuptohet se presidenti Ivanov blen si mbrojtës i Kushtetutës dhe pavarësisë së shtetit, thuhet në një komunikatë nga zyra e presidentit./Bota sot/